
Arlind Qerpiku eshte nje nga lojtaret qe po spikat ne ndeshjet e fundit me ekipin e Vllaznise U19.
Edhe pse luan ne rolin e mbrojtesit, kjo nuk e ka penguar ate te shenoje edhe gola, si me 19-vjeçaret, ashtu edhe me 17-vjeçaret me heret.
Madje, sipas specialisteve qe jane prane ekipit U19, ai konsiderohet si pasardhes i Beqirit dhe Telit.
Se fundmi, paraqitjet e tij te mira kane bere qe ai te bashkohet ne stervitje me ekipin e pare te Vllaznise.
Natyrisht, ky eshte nje motivim me shume per mbrojtesin shkodran, i cili premton shume per te ardhmen. Por, nuk duhet te mungoje as mbeshtetja e drejtuesve apo e stafit teknik, te cilet duhet te hedhin me shume syte nga lojtare te tille.
Jo vetem duke i grumbulluar me ekipin e pare, por edhe duke u dhene minuta ne fushen e lojes. E Qerpiku eshte prej atyre lojtareve qe e meriton nje vemendje te tille, pasi po jep kontribut te çmuar me ekipin e 19-vjeçareve per tu shpallur kampion kete edicion. /SportngaBajraktari
Leave a Reply