Plas grushti mes tifozëve “Fanatics” dhe “Ujqërve të Dëborës”

Para finales së Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, salla “Feti Borova” në kryeqytet është bërë skenë për disa akte kafshërore mes dhjetëra tifozësh nga grupet “Fanatics” dhe “Ujqërit e Dëborës”.

Në mungesë të forcave të rendit në sallë, tifozët e Tiranës kanë sulmuar sektorin e tifozëve të Skënderbeut. Për disa minuta salla u kthye në arenë përleshjeje.

Pamje të shëmtuara, që kanë shokuar edhe lojtaret në parket. Ngjarje vërtetë të shëmtuara që nuk asnjë lidhje me mesazhin që përcjell sporti… /balkanweb

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*