Sfida me Vllazninë, presidenti i Dinamos zbret në fushë

Dinamo vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Vllaznisë.

Takim i cili luhet ditën e nesërme në “Loro Boriçi”.

Presidenti Adrian Bardhi ka zbritur në fushë për të takuar skuadrën në fillim të seancës stërvitore.

Ai ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për 18 herë kampionët e vendit.

Pasditen e sotme skuadra do të grumbullohet në qytetin e Shkodrës në prag të sfidës kundër skuadrës kuqeblu.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*