
Vllaznia do të sfidojë të hënën në orën 16:45 Kukësin në transfertë, në ndeshjen e javës së 24-të të elitës.
Shkodranët vijnë në këtë sfidë pas fitores 2-1 me Dinamon, e duket se ky triumf i vështirë ka sjellur disa pasoja.
Adili, Gurishta dhe Jonuzi nuk do mund dot të kontribuojnë pasi kanë plotësuar numrin e kartonëve.
Ndërkohë, Da Silva vijon të jetë i dëmtuar dhe gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite.
Vllaznia renditet në vendin e katërt me 38 pikë të grumbulluara, po aq sa kanë edhe kuksianët.
Leave a Reply