
Në përfundim të sfidës me Laçin ka folur dhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi. Për mikrofonat e “Super Sport”, lojtari i Egnatias foli për barazimin, por dhe për kundërshtarin më të fortë.
“Mendoj që kemi bërë mirë këto tre ndeshjet e fundit, dy fitoret që bëmë brenda në shtëpi i kishim përgatitur mjaft mirë. Ishim të kënaqur me një pikë siç e morëm.
Lufta për mbijetesë- Çdo javë ndeshjet sa vijnë e vështirësohen. Kundërshtarët kanë punët e veta dhe ata bëjnë llogari sic i bëjmë edhe ne.
Skuadra që ju ka vënë më shumë në vështirësi?- Do të veçoja Kukësin pasi është i vetmi ekip që na ka mundur tre herë. Asnjë skuadër nuk e ka bërë këtë.
Sekreti ndaj Laçit- I kemi bërë me hije sulmuesit e Laçit dhe kanë frikë të rrijnë afër portës sonë.” /panoramasport
Leave a Reply