Vllaznia – Dinamo, publikohen formacionet zyrtare

Vllaznia-Dinamo është sfida që mbyll ditën e sotmë në kampionatin shqiptar, me skuadrat që synojnë të dalin nga kriza pasi rezultatet e ndeshjeve të fundit kanë qenë negative.

Vllaznia ndodhet në vendin e katërt me 35 pikë dhe dy ndeshjet e fundit në kampionat i ka barazuar. Ekipi i Thomas Brdariç ka humbur terren me kryesuesit dhe synon që të hedh pas gabimet e së kaluarës, ku loja e bukur nuk ka munguar, por rezultatet kanë qenë zhgënjyese.

Dinamo nga ana tjetër noton në ujëra të turbullta dhe ndodhet në vendin e parafundit të renditjes me vetëm 20 pikë të grumbulluara.

Dinamovitët nuk fitojnë që prej 8 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet dhe fitorja është obligim për të shpresuar për një qëndrim në elitën e futbollit shqiptar.

Ndeshja starton në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Vllaznia: Qarri, Adili, Fallou, Bulatovic, Kruja, Jonuzi, Krymi, Hakaj, Mustadanagic, Latifi, Aralica.

Dinamo: Harizaj, Siljanovski, Sofranac, Ali, Prodani, Sidibe, Lilaj, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Bardhi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*