Zbulohet axhenda e javës së 24 e Superiores. Luhet në 3 ditë

Java e 24 e Superiores do të rikthehet shumë shpejt, ku derbi spektakolar, mes Tiranës dhe Partizanit do të ngrejë siparin ditën e shtunë.

Kjo javë është planifkuar të zhvillohet në 3 ditë, teksa dita e diele do të jetë pushim, për shkak të zgjedhjeve që do të zhvillohen në disa bashki të vendit.

Ditën e shtunë në orën 19:45 të gjithë sytë dhe veshët do të jenë në “Air Albania”, ku kryesuesit në fuqi të kampionatit dhe “demat e kuq”, do të përplasin brirët në një atmosferë elektrizuese, ku impianti modern pritet të jetë i mbushur plot e për plot.

Ditën e hënë janë planifikuar të zhvillohen 3 përballje tepër interesante. Në orën 13:45 do të zhvillohen 2 sfida, ajo mes Egnatias dhe Teutës si dhe Kastrioti – Laçi, teksa në orën 16:45, në “Elbasan Arena” do të masin forcat Kukësi dhe Vllaznia.

Java e 24 do të mbyllet me duelin e mbijetesës mes Skënderbeut dhe Dinamos, që do të luhet ditën e martë në orën 16:45.

AXHENDA E JAVËS SË 24:

E shtunë, 5 mars:
Tirana-Partizani ora 19:45 (Air Albania)

E hënë, 7 mars:
Egnatia-Teuta ora 13:45 (Rrogozhinë)
Kastrioti-Laçi ora 13:45 (Kamzë)
Kukësi-Vllaznia ora 16:45 (Elbasan Arena)

E martë, 8 mars:
Skënderbeu-Dinamo ora 16:45 (Korçë)

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*