2 lojtarë në dyshim te Kukësi për sfidën me Vllazninë

Të hënën në “Elbasan Arena”, Kukësi do kërkojë të marrë një rezultat pozitiv ndaj Vllaznisë, në sfidën për javën e 24-të të Superligës.

Klubi verilindor ka vazhduar sot me stërvitjet e radhës, teksa shqetëson gjendja e 2 futbollistëve.

Shqiprim Taipi dhe Kreshnik Bahtiri nuk ishin prezent në përgatitjet e sotme të thirrur nga trajneri Diego Longo, me stafin mjekësor që po bën të pamundurën që të 2 lojtarët të jenë të gatshëm për 90 minutëshin.

“Ekipi ka vijuar sot me përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Vllaznisë, duke zhvilluar seancën e radhës stërvitore. Pas ditës së djeshme ku ekipi ishte ndarë në dy grupe dhe fokus kryesor kishte rikuperimi, sot ekipi ka qenë i bashkuar me seancën fiziko-taktike.

Kreshnik Bahtiri dhe Shqiprim Taipi ishin dy futbollistët të cilët kanë munguar këtë seancë stërvitore para ndeshjes, teksa stafi mjekësor po punon për t’i pasur dy lojtarët e gatshëm për ndeshjen e radhës.

Takimi ndaj Vllaznisë do të luhet të hënën në stadiumin “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 16:45.” – shkruan klubi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*