Edi Reja: Broja po përmirësohet, ju tregoj një nga emrat e rinj që do të ftoj në Kombëtare

Edi Reja ka vizituar së fundmi Shqipërinë, ku ishte i pranishëm edhe në Asamblenë e Përgjithshme të zhvilluar disa ditë më parë.

Trajneri i Kombëtares, kam përfituar nga kjo vizitë, për të dhënë një koment, në lidhje me situatën aktuale. Nga lufta Rusi-Ukrainë, te Broja, Asllani dhe miqësorja me Spanjën.

Në intervistën e tij për “Top Channel”, trajneri 76-vjeçar ndër të tjera zbulon se ka vënë në dispozicion një nga shtëpi që ka për të ndihmuar qytetarët ukrainase. Gjithashtu Reja tregon se Kristjan Asllani do të jetë risia në grumbullimin e radhës me Kombëtaren.

“LIGA E KOMBEVE DHE PEZULLIMI I RUSISË- Duke e parë në këndvështirimin e egoistit, Rusia ishte skuadra pretendente e grupit tonë në Ligën e Kombeve dhe ne na vjen shumë mirë të mos luajmë me ta dhe pse më vjen shumë keq për situatën që është krijuar.

Kjo do të thotë se në qershor do të kemi më shumë kohë për të qëndruar me ekipin të grumbulluar. Uroj me të vërtetë që kjo luftë të përfundojë sa më shpejtë.

SITUATA NË QYTETIN KU JETON REJA- Në qytetin tim në Itali, duke qenë se jemi shumë afër kufirit me Slloveninë, jemi duke pritur familje nga Ukraina. I gjithë rajoni ku jemi, ka vendosur të grumbullojë edhe para, për të ndihmuar qytetarët ukrainas.

Ndërkohë që unë personalisht kam vënë në dispozicion një nga shtëpitë për ta nëpërmjet shoqatës humanitare Karitas.

MIQËSORJA KUNDËR SPANJËS- Të luash kundër Spanjës është një gjë shumë e madhe. Në një përballje të tillë ne e shikojmë veten se në çfarë pike jemi. Duhet të përpiqemi të përballemi në mënyrë të denjë që t’i tregojmë tifozëve shqiptarë që dhe me kundërshtarë të tillë mund të jemi kompetitivë.

NDRYSHIMET-  Unë tashmë e kam një grup lojtarësh dhe do të vazhdoj përpara me ta. Për shembull Broja, konsiderohet si i ri, por tashmë ai është një lojtar i pjekur dhe po përmirësohet shumë. Do të jetë Asllani një nga emrat e rinj, i cili ka qenë pjesë e ekipit U-21. Ai ka fituar vendin e titullarit te Empoli.

Ne po punojmë për eliminatoret e Europianit. Këta dhe të rinjtë e tjerë, besoj se brenda 2 vitesh do të përmirësohen dhe do të kemi një skuadër më të fortë”, përfundoi Reja. /panoramasport

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*