Gjykata lë në fuqi pezullimin nga detyra për kreun e FSHF-së, Armand Duka

Gjykata e Tiranës vendosi sot zgjatjen e masës së sigurimit “pezullim nga detyra” për presidentin e Federatës së Futbollit, Armand Duka, sekretarin e përgjithshëm, Ilir Shulku dhe sekretarin e Shoqatës Rajonale Tiranë, Ardian Haçi.

Asnjëri prej tyre nuk u paraqit në seancë, duke zgjedhur të përfaqësohen nga avokati i tyre Julian Mërtiri.

Prokuroria kërkoi vazhdimin e masës së pezullimit, ndërsa avokati e ka cilësuar në kundërshtim me ligjin.

Nga ana tjetër prokurori u shpreh se janë kryer veprime dhe me marrjen e informacioneve ka kërkuar masë ndaluese.

Prokuroria e Tiranës po e heton Dukën dhe zyrtarët e tjerë të FSHF-së për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Hetimet për këtë çështje janë duke u kryer nga Prokurori i Tiranës Arben Agovi pas një sërë kallëzimesh; Referim nga Policia e Tiranës, por edhe kallëzim penal i bërë nga kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. /OraNews

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*