
Tirana pret sot Partizanin në derbin numër 165 mes tyre në histori.
Në “Air Albania” çelet java e 24 e Superligës, duke nisur nga 19:45. Interesi për këtë duel ka qenë maksimal, ndërsa janë shitur afërsisht 13 mijë bileta.
Pritet që sot pjesa e mbetur e biletave të përvetësohet nga tifozët, duke pasur një stadium të tjembushur.
Duke ditur se shumë nga tifozët e lënë blerjen e biletës në ditën e fundit, afro 20 mijë tifozë priten këtë mbrëmje në “Air Albania”. Kujtojmë se kapaciteti i impiantit në kryeqytet ka 22.500 vende.
Me interes pritet derbi numër 165 mes dy skuadrave. Në 164 ndeshjet e para, Partizani ka fituar 68 herë, Tirana ka marrë 45 fitore ndërsa 51 ndeshje janë mbyllur në barazim.
Sektori i Arbitrimit pranë FSHF-së ka vendosur Juxhin Xhajën në gjykimin e derbit, me arbitrin që mban edhe stemën e FIFA.
Asistentë të tij do jenë Denis Rexha dhe Nertil Bregasi. Në VAR pritet Kreshnik Bajramaj me asistent Dojando Myftarin. /newsport.al
Leave a Reply