Djarmati: Jemi të zhgënjyer pak nga sezoni

Partizani – Vllaznia është një nga dy sfidat gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Goglat e hedhura ditën e sotme në ambientet e stadiumit “Air Albania” vendosi përballë Partizanin me Vllazninë, me të kuqtë që do të luajnë ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë në shtëpi më datë 30 mars dhe atë të kthimit në Shkodër më datë 13 prill.

Pas shortit në një prononcim për mediat, foli drejtori i Vllanzisë, Matko Djarmati. Në fjalën e tij, Djarmati u shpreh se dëshironin Partizanin në gjysmëfinale duke mos iu trembur aspak të kuqve.

“Të fitosh Kupën duhet të përballesh me të mirët. Nëse do kisha mundësi, doja te luanim kundër Teutës dhe Partizanit. Doja të luajë kundër Partizanit sepse nuk do të luanim në Tiranë dhe këtë e shoh si një plus.

Jemi të zhgënjyer pak nga sezoni. Nuk jemi të kënaqur me vendin në tabelë, por deri në fund kemi mundësinë të shpëtojmë me një trofe. Po shkuam në Europë do jetë sezon i shpëtuar. Kupa vendoset pas kampionatit. Shanse ka më shumë nga kampionati.

Do tentojmë t’i kapim kupat nga kampionati. Partizani është përforcuar në dimër, nuk janë ai i fillimit. Është një ekip i barabartë me ne. E thashë, luajmë në kryeqytet dhe ky është një plus për ne”, u shpreh drejtori Djarmati. /newsport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*