Arlind Kalaja firmos në Suedi. Prononcimi për aventurën e re dhe ‘mesazhi’ për drejtuesit e Vllaznisë

Nje aventure e re ne Suedi. Lojtari shkodran Arlind Kalaja firmos me ekipin e Ljungskile Sk, qe merr pjese ne Divizionin 1 te futbollit suedez.

Kalaja ka firmosur nje kontrate 2-vjeçare pas largimit nga ekipi i Vllaznise, ekip me te cilin ne vitin e kaluar fitoi Kupen e Shqiperise. Me heret, lojtari shkodran ka luajtur edhe me ekipe si Kukesi, Kastrioti dhe Teuta.

Ne nje prononcim per SportngaBajraktari, ai flet shkurtimisht per aventuren e re dhe ka nje mesazh per drejtuesit e klubit kuqeblu.

1. Kalaja, nje aventure e re ne Suedi. Perse kjo zgjedhje?

-Kisha vendosur te beja nje ndryshim ne karriere dhe vendosa te iki ne Suedi. Edhe pse dija shume pak per kete vend, gjeta ekipin dhe ja ku jam tani.

2. Nga Vllaznia u larguat me 1 kupe te fituar? Ju ka mbetur diçka peng nga ekipi ku dolet si futbollist?

-Vllaznia eshte ekipi qe me ka rritur dhe normalisht eshte shtepia ime. Jam i lumtur qe kam veshur fanellen e Vllaznise. Peng ne aspektin personal nuk kam, por vetem do kisha dashur qe te kisha pasur nje mbyllje tjeter me ekipin e zemres.

3. Mendon se Vllaznia do perserise suksesin e vitit te kaluar ne Kupe?

-E uroj dhe shpresoj qe Vllaznia te arrije suksesin e vitit te kaluar.

4. A duhet qe klubi Vllaznia ti jap me shume hapesire te rinjve?

-Patjeter qe jam pro hapesirave te djemve te rinj te Shkodres, sepse Vllaznia eshte fillimisht e shkodraneve. Une uroj qe te kete hapesira per elementin e ri, sepse shkodranet kane qene gjthmone baza e ekipit te Vllaznise. /SportngaBajraktari

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*