Një shkodran emërohet trajner i Kombëtares së Maltës

Një shkodran emërohet trajner i Kombëtares së Maltës. Bëhet fjalë për ish sportistin Ditmir Vodinaj, i cili do të drejtojë Kombëtaren e Maltës në sportin e Taekwondo.

Prej 4 vitesh, Vodinaj jeton në Maltë, ku mes studimit dhe punës, pasionin për sportin nuk e ka lënë asnjëherë. Ai ka marrë pjesë në disa aktivitete ku ka arritur rezultate maksimale. Ndërkohë, për arsye të një dëmtimi është tërhequr nga garat dhe i është përkushtuar kurseve për tu bërë trajner. Kështu, ditën e djeshme është zyrtarizuar si trajner i ekipit të Maltës.

Ditmir Vodinaj e nisi karrierën e tij sportive në Taekwondo në vitin 2013. Ai u dallua që në fillim për aftësitë e tij të larta dhe ishte ndër sportistët më të përkushtuar të ekipit të Vllaznisë dhe Kombëtares Shqiptare.

Vodinaj është 6 herë kampion kombëtar dhe disa herë kampion ndërkombëtar. Në shumë aktivitete ka marrë titullin “sportisti më i mirë teknik.” Jo më kot, deri me tani është sportisti me i mirë i ekipit te Vllaznisë tek djemtë.

Vetë trajneri i ekipit shkodran, Elion Puka, beson tek aftësitë e ish sportistit të tij dhe është i bindur se do të ketë sukses tashmë edhe si trajner.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*